Presidenti i Lecce-s! “Isha në San Siro, ju them se sot Leao nuk ndalet dot nga askush”

Presidenti i Lecces, Saverio Sticchi Damiani ka lavdëruar sulmuesin e Milanit, Rafael Leao, pasi sulmuesi shënoi dy herë kundër skuadrës së tij të shtunën.

Duke folur pas ndeshjes të së dielës me Nuovo Quotidiano di Puglia, Damiani vlerësoi lojën që përfundoi 2-0 për kuqezinjtë.

Dy golat erdhën në secilën pjesë nga Leao, i cili ka shënuar një formë shumë të mirë në javët e fundit. Damiani ishte dukshëm i impresionuar teksa vlerësoi ndeshjen.

“Pashë një paraqitje të rëndësishme ne San Siro, një ekip që ishte i gjallë, shumë i gjallë, me një dëshirë të madhe për të luftuar kundër një kundërshtari të madh, të galvanizuar nga entuziazmi i kualifikimit europian ne gjysmefinale, me një Leao thjesht të mahnitshëm qe mund ti shenoje kujtdo ne kete moment dhe eshte veshtire i ndalshem”, tha Damiani.

Ai gjithashtu shtoi se loja mund të kishte shkuar në një drejtim shumë të ndryshëm nëse Lecce do të kishte arritur të kapte epërsinë nga një shans i mëparshëm.

“Kush e di, nëse ai top nuk do të kishte goditur shtyllën, me portierin e rrahur, ndoshta ndeshja mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër. Shtylla e portës është një nga ato momente që nuk kanë ikur kohët e fundit”, tha ai.

Lecce është lënë në një situatë të rrezikshme në Serie A pas një ecurie të dobët të formës që ka përkuar me Hellas Verona duke u ngjitur më pranë sigurisë. Skuadrës së Marco Baronit sigurisht i duhen të paktën disa fitore në tetë ndeshjet e fundit nëse duan të qëndrojnë në divizion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *