Nuk ka paqe për Ibrahimovic: i ndodh para se të aktivizohej! Ja pse Rebic qëndroi 90 minuta…

Milani u rikthye te fitorja në kampionat pas dy barazimeve radhazi duke mposhtur Lecce 2-0. Një rezultat i çmuar i ardhur falë dygoleshit të Leaos në pjesën e parë dhe të dytë që çmendi San Siron.

Një ditë e rëndësishme për kuqezinjtë që mundën të festojnë kualifikimin e skuadrës në gjysmëfinalen e Champions League ku do të përballen me kushërinjtë e Interit në atë që do të jetë një derbi mbarëevropian. Një natë feste e shkatërruar pjesërisht nga një tjetër lëndim i Zlatan Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez në fakt ishte rikthyer në skuadër kundër Lecces pas një ndalese tjetër menjëherë pas thirrjes së tij në ekipin kombëtar. Për të raportuar ngjarjen është Sky që nxjerr në pah episodin.

Pioli kishte futur në fushë Rebic si sulmues të parë  ne vend te Giroud qe ishte i demtuar. Trajneri kishte bere llogarite me Ibrahimovic 30 minuta nga fundi por dicka ka shkuar keq…

Realisht, Ibra pikërisht në momentin që duhej të futej, ndjeu një dhimbje muskulore që do ta detyronte të rikthehej në stol, duke e shqetësuar më tej Piolin.

Ibrahimovic sigurisht që nuk është zgjedhja e parë e trajnerit që e di shumë mirë se çfarë mund t’i japë suedezi këtë sezon. Një njeri i dhomës së zhveshjes, i aftë për të udhëhequr një grup të ri, Ibra ende po përpiqet të japë një dorë në një farë mënyre, pavarësisht problemeve të shumta fizike dhe operacionit që iu nënshtrua në fund të sezonit të kaluar.

Sky Sport tregon sesi në minutën e 65-të, teksa Milani përballej me Lecce-n në fushë, suedezi u detyrua të ndalojë. Papritur Ibrahimovic ndjeu se diçka filloi ta shqetesonte pas ngrohjes së gjatë.

Ai kthehet ne stol i shoqeruar nga krahu i masazhistit Marco Paesanti i cili duhej të mbështeste suedezin. Për të kuptuar tani, nga kontrollet e mëtejshme, nëse lojtari do të detyrohet të bëjë një tjetër ndalesë të sezonit të tij zhgënjyes, apo ky i sotmi është vetëm një shqetesim i vogël.

Ibra gjithashtu kishte shënuar së fundmi në ligë kundër Udineses duke luajtur një nga ndeshjet e tij të pakta këtë vit, gjë që e sheh atë në mënyrë të pashmangshme gjithnjë e më shumë protagonist përkrah Piolit sesa në drejtkëndëshin e gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *