Rafael Leao rikthehet ne versionin e vjetshem edhe ne Serie A. Me dygolëshin e kësaj pasdite ndaj Lecces, një goditje të bukur me kokë dhe me këmbën e majtë precize për të përfunduar vrapimin e zakonshem duke u nisur nga mesfusha, sulmuesi portugez ka arritur shifrën 12 golave në kampionat, duke përmirësuar rekordin personal të sezonit të kaluar, ku e mbylli me 11 gola.
Per mikrofonat e DAZN menjëherë pas ndeshjes. Këto janë deklaratat e tij. Për performancën: “Gjithmonë përpiqem të bëj atë që kam bërë sot, edhe nëse nuk bëj asistime, për të ndihmuar shokët e skuadrës.
Sot ishte e rëndësishme të fitonim, ka kaluar një kohë e gjatë që nuk e kishim bërë në ligë. Me këto skuadra te mbyllura ne mbrojtje është e vështirë të shënosh, por goli në pjesën e parë ishte i rëndësishëm. Në të dytën arritëm të shënonim një të dytë.”
Për mungesen e golit te tij në San Siro: “Është bukur të shënosh. E mendova para ndeshjes, sot më duhej të shënoja. Është gjithmonë bukur të shënosh në San Siro me këta tifozë të mëdhenj”
Për goditjet me kokë: “Po, ma kerkon trajneri, edhe pas stërvitjes, ushtrohem me goditje me kokë: ai thotë se duhet të shënoj më shumë goditje me koke sepe jam i gjate dhe i forte fizikisht”.
Për renditjen: “Ne po kalojmë një sezon të jashtëzakonshëm në Ligën e Kampionëve dhe vitin e ardhshëm duhet të kthehemi dhe të luftojmë me skuadrat më të mira në Evropë”.