Sipas raportimeve të gazetës sportive portugeze “A Bola”, të martën presidenti i Sporting Lisbonës Frederico Varandas, së bashku me zëvendëspresidentin e financave Francisco Salgado Zenha dhe shefin e strategjisë dhe operacioneve, André Bernardo, ishin në Londër për t’u takuar disa drejtues të Chelseat dhe Barcelonës.
Sipas gazetës portugeze, tema e diskutuar me përfaqësuesit e Chelseat ishte Rafael Leao, me klubin londinez shumë të interesuar për sulmuesin e kuqezinjve.
Ata diskutuan me drejtuesit e Sporting Lisbonës për të thelluar diskutimin e gjobës që lojtari duhet të paguajë te ish-klubi i tij pas përfundimit të njëanshëm të vitit 2018, nga rreth 20 milionë euro.
Aktualisht Leao, siç e ka pranuar edhe vetë, është duke negociuar rinovimin e kontratës me Milanin, por Chelsea beson se mund ta nënshkruajë atë, duke u treguar i gatshëm të zgjidhë problemin gjobë me Sportingun e Lisbonës.