Refuzoi ofertën e jetës në janar nga Premier, Giroud: “Jam pjestar i familjes kuqezi, Milanit të Madh! Nuk më interesojnë të tjerat…”

Rinovimi i shumëpritur më në fund ka mbërritur për Olivier Giroud. Sulmuesi francez foli për Milan TV, i kënaqur me rinovimin e raportit deri në vitin 2024 dhe i etur për të shënuar sërish… Ne Janar, francezi refuzoi 7 mln euro nga Everton vetem per te vazhduar me Milanin. Oferta e klubit anglez ishte shpetimi dhe direkt kontrata me e madhe ne karriere per te…

“Është konfirmim që jam pjesë e familjes së Milanit. Mora një pritje të mrekullueshme dhe që kur fola me menaxhmentin më ka pëlqyer shumë projekti i Milanit të madh dhe jam krenar për gjithçka që kam bërë, por dua të bëj edhe më shumë. Nuk me interesojne gjerat e tjera”.

Sulmuesi francez u shpreh pozitivisht për përvojën e tij me kuqezinjtë. “Parfum i rinisë së dytë. Jam i motivuar, i vendosur për të ndihmuar skuadrën për Milanin e madh. Kur isha i vogël ishte ekipi im i zemres qe e kam ndjekur, unë jam këtu për të bërë gjëra të mira dhe dua të vazhdoj kështu”.

Ai u shpreh edhe në gjysmëfinalen kundër Interit, i bindur dhe i etur për të fituar Ligën e Kampionëve.

“Emocion i veçantë. Kjo ndeshje ishte vendimtare për garën e Scudetto-s vitin e kaluar, doja të bëja më të mirën për ekipin. Doja ta luaja këtë ndeshje për të shkuar në gjysmëfinale. E prisja këtë gol pas penalltisë së humbur dhe doja të bëja gjithçka për të shënuar, sepse isha pak i zhgënjyer, por nuk u dorëzova kurrë. Gjithmonë besoj deri në fund: këto janë vlerat e mia”.

Mallkimi i numrit 9 duket se është rrëzuar nga sulmuesi, 27 gola deri më sot. “Është vetëm një numër, më pëlqen. Do të jetë sepse e dija se mund të bëja gjëra të mira për ekipin. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe ky numër nëntë mund të shënojë edhe pak gola”.

Së fundi, ai foli për mundësinë për t’u bërë golashënuesi më i mirë sezonin e ardhshëm dhe për tifozët e Milanit. “Të bëhesh golashënuesi më i mirë i Milanit 36-37 vjec  nuk mendoj, por është më e rëndësishme të jesh në momentet më të rëndësishme të sezonit për të ndihmuar skuadrën të fitojë”.

“Tifozët e Milanit? Nuk jam i befasuar, e dija që ishte një atmosferë e ngrohtë në San Siro, por kur luajmë jashtë shtëpisë jam shumë krenar që jam pjesë e familjes së Milanit edhe për ta, ata japin mbështetje fantastike. Ata krijuan një këngë të bukur për mua dhe unë mundohem ta dëgjoj në çdo ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *