Lajme fantastike nga Milanello: Pioli po afrohet te “all in” i grupit!

Sipas një raporti mjekesor te azhornuar se fundmi, Milan nuk është i shqetësuar nga gjendja e Olivier Giroud, pavarësisht se ai ka pesuar disa goditje te forta ne kaviljen dhe kembet e tij në ndeshjet e fundit.

Sipas asaj që raportohet nga MilanNews, skuadra u rikthye sot në stërvitje në Milanello dhe Giroud ishte i pranishëm pasi ‘doli pak me dhimbje’ pas ndeshjes së së martës në Champions League kundër Napolit.

Francezi bëri punë aerobike me ata që luajtën në Maradona dhe fatmirësisht gjendja e tij nuk është shqetësuese, prandaj ai duhet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së dielës kundër Lecce në San Siro.

Ndërkohë, i njëjti burim raporton gjithashtu se Zlatan Ibrahimovic e ka bërë të gjithë seancën me grupin, duke përfshirë edhe ndeshjen praktike e cila ishte miks me ekipet nën 18 vjeç.

Sulmuesi suedez do të monitorohet dita-ditës për të parë nëse ai mund të thirret për ndeshjen e fundjavës. Kjo do te thoshte se i gjithe grupi kuqezi do te ishte gati per sprintin final ne Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *