Çështja “Leao”, Lille dhe Sporting mendojnë t’i drejtohen FIFA-s: situata

Milan ndërmori një ‘hap të jashtëzakonshëm’ në rrugëtimin e tyre duke arritur në cerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe Rafael Leao ishte kyç në të dyja ndeshjet kundër Napolit qe i dhane keshtu Milanit bileten per ne gjysmefinale pas plot 16 vitesh nga hera e fundit…

Siç shkruan MilanNews, ndeshja në Napoli – pas një jave polemikash dhe tensionesh në media pas një ndeshjeje të parë të ashpër – ishte shumë e ekuilibruar siç pritej.

Skuadra vendase dominoi fushen dhe me topi, por takoi një Milan të rregullt dhe të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes, i cili ishte si një sustë e mbështjellë gati për kundërsulm.

Leao i dha Olivier Giroud shanset më të lehta për të kompensuar penalltinë e tij të shpëtuar më herët nga Meret pas një vrapimi që shkoi për më shumë se 70 metra dhe pa që anësori portugez të kaloi tre kundërshtarët, duke përdorur driblimin e tij dhe forcen fizike, por në të njëjtën kohë duke mbajtur edhe koken nga zona…

Është e qartë se drejtorët Paolo Maldini dhe Ricky Massara do të bëjnë gjithçka për ta mbajtur atë me një rinovim, por është vetë lojtari që ka ide mjaft të qarta.

“Jam i lumtur që jam këtu. Është krenari të mbrosh këtë fanellë. Milani është shtëpia ime. Kam ende një vit kontratë. Ne po flasim… Unë dua të qëndroj, por ka gjëra të tjera për të zgjidhur”, tha ai pas ndeshjes.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi në gjysmëfinale, po kalojmë një sezon të mrekullueshëm dhe jam i lumtur që jam këtu dhe vazhdoj të ndihmoj ekipin tim.”

Ish-lojtari i Lille është një gjemb në këmbë për çdo mbrojtje dhe me të në fushë, Milani mund të mendojë vërtet të fitojë çdo ndeshje. Vetëm një korridor i ngushtë hapësire ose disa metra ndarje është ajo që i nevojitet atij për të hyrë në aksion…

Por cilat jane “gjerat” qe permend Leao. Çështja Rafael Leao nuk ka përfunduar ende. Gazeta sportive portugeze A Bola e ka rihapur çështjen. Konkretisht, Lille do të detyrohej të paguante plotësisht 20 milionë euro dëmshpërblim ndaj Sporting Lisbonës për Rafael Leaon. Sipas gazetës, jemi ende larg mbylljes së historisë.

Si Sporting ashtu edhe Lille do t’i ishin drejtuar FIFA-s me një apel. Lille dëshiron të shmangë pagesën e kësaj shume, Sporting të kërkojë klauzolën e lirimit aktive në 2018 të barabartë me 45 milionë euro kur bene kontraten e Leao-s…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *