I intervistuar për Milan TV, Fikayo Tomori komentoi për suksesin në Champions League kundër Napolit që kalon në gjysmëfinale: “Jemi të lumtur që jemi në gjysmëfinale. Pas tre ndeshjesh kemi pranuar vetëm një gol ndaj këtij Napoli dhe është e vështirë.
Jemi të lumtur dhe krenarë. Kemi luajtur mirë, në kundërsulme kemi qenë gjithmonë të rrezikshëm dhe jemi mbrojtur mirë, por jemi lodhur (qesh).
Për mjedisin ne Maradona: “Ishte e vështirë, ambienti ishte shumë i ngarkuar. Kishte presion sepse e dinim. Të gjithë luajtëm për ekipin, me intensitet. Jemi të lumtur”.
Për ecurinë e tij në Champions League: “Ne jemi aty, por nuk e di. Para dy ndeshjeve kundër Napolit të gjithë thoshin se Milani nuk fitonte ose kalonte, por ne i dimë cilësitë tona.
Folen shume keq dhe na nenvleresuan te gjithe… Nëse shkojmë me të njëjtin qëndrim, mund të fitojmë me çdo ekip, por duhet të jemi të kujdesshëm, kemi besim dhe jemi të lumtur”.
Për Pioli: “Kur stërvitemi, duam të jemi në maksimumin tonë, edhe në fushë. Ne e dimë shumë mirë se gjërat që bëjmë në Milanello ndodhin në fushë. Ne japim më të mirën tonë për trajnerin”. Për kundërshtarin: “Nuk e di. Do ta shikoj me qetësi Champions League dhe mezi pres të luaj në gjysmëfinale”.