Spalletti: “Nuk kapem me arbitrin, por u duk qartë se ishte neto! Kombëtaret na sollën lojtarë jo mirë fizikisht”

Pas largimit nga Champions League, Luciano Spalletti foli te mikrofonat Mediaset Infinity dhe me pas ne konference. “E përgëzojmë Milanin, sepse ka luajtur dy ndeshje duke arritur të përfitojë maksimumin, është një simptomë e një skuadre të pjekur, e lojtarëve që dinë kur të përshpejtojnë dhe kur të mbrojnë.

Megjithatë, dua t’i pergezoj edhe djemte e mi për Ligën e Kampionëve të nivelit të lartë që luajtëm. Paguam papërvojë. Arritëm atje me disa lojtarë të lodhur pas kombëtareve, vetë Osimhen ishte jashtë për 20 ditë. Dhe pastaj disa gabime dhe disa padrejtësi”.

PËR EPISODET: “Unë nuk e kontestova arbitrin, ishin ata të Milanit që e kontestuan. Penalltia ndaj Lozanos ishte e qartë, shumë e qartë. E kthen kyçin e këmbës, shikon shumë mirë. Penallti shumë e qartë që nuk mund te mos e akordoni. Ju rrezikoni t’i përdredhni kyçin e këmbës! Unë nuk e lidh veten me asgjë. Penalltia për ata ishte naive, penalltia për ne e pastër”.

ANALIZA: “Ne luajtëm ndeshjet tona dy here. Ata humbën një penallti që fare mirë mund të ishte shmangur. Edhe goli ishte i shmangshëm duke qenë në ekuilibër të plotë dhe posedim të topit, përkundrazi ne japim mundësinë për ta kthyer situatën. Nuk ishim të mirë në zonën e penalltisë”.

“Por e perseris. Napoli im ishte me lojtare te lodhur nga kombetaret… Para se ata të largoheshin me ekipet e tyre kombetare ishim në gjendje të plotë, por kur u kthyem patëm shumë probleme, me lojtarë jashtë gjendjes. Fitorja e kampionatit na bëri të besojmë se ishte bërë formalitet dhe menduam lehtë. Por në këto dy ndeshje ne luajtëm ndryshe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *