Simon Kajer vendimtar ne ndeshjet ndaj Napolit. Ishte lene ne harrese ne stol teksa titullar luante ose Kalulu ose Thiaw por danezi u rikthye si lider dhe me nje soliditet mbreslenes…
Në mikrofonat e Mediaset, danezi komentoi paraqitjen në mbrojtje të skuadrës kuqezi ne Napoli, pasi perpara tij kishte nje kundershtar si Osimhen qe kete sezon ka qene spektakolar…
“Gjithmonë përpiqem t’u jap një dorë shokeve të mi. Nëse ata luajnë mirë dhe ne qëndrojmë te bashkuar, të gjithë bëjmë mirë. Me duhet te flas per menyren se si e organizuam…
Mesfusha jonë na lejoi të ishim më shumë në mes, unë dhe Tomori, dhe të mbroheshim mirë te Osimhen. Duke mos i lene centimetra ai e pati te veshtire sepse eshte nje sulmues i forte dhe i shpejte.
Por, duke cuar mesfushen te Kvara ne krah u be e mundur qe si une, ashtu edhe Tomori, te mos leviznim nga qendra per te lene vertikalizime. Keshtu do te ishim te dy ne zone dhe Osimhen duhet te dilte prej saj per te kapur topin”.