Mesfushori boshnjak i Milanit, Rade Krunic, ka komentuar kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas ndeshjes kundër Napolit në kanalet zyrtare të klubit, Milan TV.
“Është një arritje e madhe për të gjithë ne. Puna që kemi bërë në këto vitet e fundit është bere me kujdes, të gjithë së bashku kemi ecur përpara.
Megjithatë, ne nuk duam të ndalemi. Ne dhamë gjithçka në fushë, shikojmë përpara dhe presim kundërshtarin në gjysmëfinale. Mezi prisja të luaja këtë ndeshje, ishte e vështirë të prisja.
Për ndeshje të këtij niveli ne luajmë futboll dhe stërvitemi çdo ditë. Natyrisht, ne jemi më të lumtur nëse kalojmë raundin. Të shohim se me kë do të përballemi në gjysmëfinale.
Gjithmonë kam thënë se preferoj të takoj ekipe në Evropë që nuk i takoj në Itali sepse eshte me bukur dhe njihesh edhe me ekipe te tjera. Jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona dhe mezi presim të luajmë në gjysmëfinale”.
Shumë entuziazëm te Milani për kualifikimin në gjysmëfinale të Champions League. Pas rezultatit të shkëlqyer të marrë te Napoli, Rade Krunic ka festuar edhe hyrjen në aktin e tretë të fazës së eliminimit.
Mesfushori boshnjak, një nga më të mirët në fushë te Maradona, ka publikuar disa pamje të natës së kaluar në qytetin napolitan në profilin e tij në Instagram, duke shtuar mbishkrimin e mëposhtëm: “Sakrificë, punë ekipore, zemër. ADN”.