Kvaratskhelia i shkatërruar pas eliminimit, Theo dhe Tonali bëjnë gjestin e madh! Pas tyre edhe Pioli (PAMJET)

Ka qene nje Napoli-Milan shume intensive dje ne Maradona dhe me nje atmosfere te ndezur. Ne fund kuqezinjte kaluan ne fuqi edhe te fitores se pare ne San Siro, duke u mbrojtur shume mire dhe duke gjetur golin qe i dha qetesi…

Kuqezinjte, ne fakt, nuk pesonin gol ne Champions qe prej sfides Milan-Chelsea ne San Siro dhe pra kishin kaluar thuajse 6 ndeshje pasi erdhi golin pas minutes se 90-te ndaj Napolit. Qe do te thote ne total 540 minuta pa pesuar…

Kuqezinjtë fituan në një përplasje të dyfishtë piroteknike mes dy prej skuadrave më të mira te Serie, protagonistë absolutë ishin portierët me Meret dhe Maignan që pritën dy penallti, të parën kundër Giroud dhe të dytën kundër Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez më pas arriti të shpengonte veten duke shënuar golin kualifikues, Kvara nuk arriti ta bente dhe ne fund ishte nder me te deshperuarit. Ai madje shkruajti edhe nje mesazh per tifozet duke u kerkuar falje per dhimbjen qe i kishte shkaktuar…

Por, fair play ne fushe ka qene maksimal. Pasi Stefano Pioli para se te festonte me tifozet e tij shkoi ne mesin e fushes duke perqafuar Osimhen, ishin Theo Hernandez dhe Sandro Tonali ata qe shkuan te Kvara qe ndodhej ne terren i ulur, i deshperuar dhe ne lot.

Mbrojtesi kuqezi dhe mesfushori e kane gushelluar.  Pas tyre edhe Stefano Pioli ka bere te njejten gje. Sepse, ne fund te fundit eshte thjesht sport!

GJESTI I THEO DHE TONALIT – VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *