Milan rrëmben bileten për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve! Te Maradona përfundon 1-1 ndaj Napolit, vendosen golat e Giroud dhe Osimhen.
Megjithatë, nuk u mjaftoi Azzurreve: pas 16 vitesh, kuqezinjtë do të kthehen për të luajtur një gjysmëfinale në kompeticionin e madh evropian.
Pas ndeshjes, Giroud foli me mikrofonat e Sky Sport. Ja fjalët e tij: “Gol shumë special, isha i frustruar nga humbja e penalltisë. U ndjeva vertet keq! Kisha shume qe nuk gaboja nga penalltia, 11 vjet, isha shumë i zhgënjyer.
Por unë qëndrova në ndeshje, Meret bëri një pritje të madhe më pas, por nuk u dorëzova dhe erdhi rasti. Rafa bëri gjithçka deri portë, është fantastik. I lëmova kepucet sepse e meritonte.
Lojë e shkëlqyer, të gjithë së bashku treguam një shpirt të mirë ekipor, mund të ëndërrojmë tani. Objektivi? Fitimi i Champions League është i veçantë, por ka skuadra shumë të forta.
Tani le festojmë dhe te perqendrohemi ne ndeshjet e ardhshme. Mund të ëndërrojmë, por është e vështirë dhe e dime. Qetësi dhe durim, kaq duhet….
“Do të jetë një gjysmëfinale e bukur nëse Interi kalon, por Benfica ende duhet të thotë fjalën e fundit. Champions mbaron kur arbitri vershellen tre here, e di nga eksperienca”.