Per Sport Mediaset Davide Calabria shprehu gëzimin e tij të pafund pas kualifikimit ne fazen tjeter te Champions, pra gjysmefinale pas 16 vitesh nga hera e fundit…
“Jam vërtet krenar për këtë ekip për mënyrën se si i interpretuam këto ndeshje. Kishte shumë shpirt sakrifice, ne gjithmonë vinim në ndihmë të të tjerëve. Kur e bën këtë performancë është normale që shkon mirë”.
“Nese do te kthehesha mbrapa do t’i thoja Davides së vogël të besojë në ëndrra, të punojë dhe t’i lërë të gjithë të qetë. Ëndrra është e vështirë, por nëse besoni në të, mund të realizohet. Arritja në gjysmëfinalen e Champions është e mrekullueshme, ne duam të luajmë të 3 ndeshjet mund te jene deri ne fund”
Per gjysmëfinalen: “Më duhet të mendoj se synimi ynë është fitorja, ka ekipe shumë të forta dhe më të përgatitura se ne. Është një ndeshje futbolli, eshte sport, eshte top!
Pse te mos mendoj se mund te ngre trofeun ne kete pike?! A nuk luajme futboll per kete gje? A nuk enderrojme shpesh per te arritur objektiva qe duken te pamundur”.