Elozhe por edhe kritik, Piolit nuk i pëlqeu diçka në 45′ e dyta ndaj Napolit! Pastaj paralajmëron ekipin për ndeshjet e kampionatit

Stefano Pioli dje ishte njeriu me i lumtur sigurisht por edhe me kembe ne toke. Nje festim normal per nje arritje te madhe duke qene se mungonte prej 16 vitesh…

Trajneri kthehet ne nje nate tjeter, ku luhej per dicka tjeter, shume me pak prestigjoze: “E mbajmë mend shumë mirë ndeshjen në Rio Ave ku nisi rrugëtimi ynë europian. Të gjithë mendonin se ne ishim të dobët, por është një kualifikim i merituar dhe urime për djemtë e mi”.

PËR DERBIN NË GJYSMËFINALË: “Interi fitoi ndeshjen e parë dhe ndoshta do të jetë në gjysmëfinale. Nëse po, dy përplasje të bukura na presin, por ne nuk duam të ndalemi”.

Per ndeshjen: “Besoj se të pasurit një epërsi të lehtë në ndeshjen e parë na ndihmoi, por edhe na pengoi. Për shkak të pranisë së Osimhenit u ulëm mbrapa dhe ua lamë topin. Ne pjesen e dyte sme pelqeu nje aspekt: djemte duhet te kishin qene me te qete, me topin ne kembe, duke luajtur dhe jo larguar. Sepse ishin hapesirat dhe mund te kishim shenuar serish.

Por disa prej nesh nuk i kishim përballur këto lojëra por djemtë e mi u sakrifikuan. Djemtë punuan shumë mirë dhe ne kemi besim në mënyrën tonë të lojës dhe përballjes me një ekip të jashtëzakonshëm.

Me idetë, energjitë dhe zemrën tonë jemi të lumtur, për ne janë fansat tanë që na kanë mbështetur edhe në momente të vështira. Nuk do t’i harroj ato momente ne janar e tej dhe mendoj se edhe skuadra dhe futbollistet e mi nuk i kane harruar…”.

Per Calabria dhe Krunic: “Krunic ka lexime që pakkush i ka, ai është një lojtar shumë i rëndësishëm i një niveli të lartë. Të luash për Milanin do të thotë shumë, e menaxhuam mirë ndeshjen dhe ia dolëm”.

“Edhe Davide beri nje ndeshje te mire, kishte perballe nje rival super te forte sepse Kvara eshte i jashtezakonshem. Mund te te futet majtas, djathtas, qendror, ndryshon shpesh trupin dhe levizjet. U desh mbulim edhe nga te tjeret”.

Sakaq, ne Serie A, ekipi ka lene shume pike. “Duhet te perqendrohemi seriozisht sepse tani deri sa te vijne gjysmefinalet kemi 4 ndeshje dhe ekipi duhet te kuptoje se kampionati eshte shume i rendesishem, duke nisur nga ndeshja me Leccen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *