“Pioli nder trajneret me inteligjent qe kam pare. Ndoshta nuk eshte ne nivelin e me te medhenjve por i afrohet per futbollistet qe ka ne organike dhe per menyren se si i intepreton ndeshjet. Vini re detajet dhe taktikisht se si e ndertoi kete sfide te dyfishte ndaj Napolit.
Deri para sfides se kampionatit ndaj Napolit, Simon Kjaer ishte rezerve dhe luante Kalulu. Me pas, u rikthye danezi. Pse? Sepse eshte mjeshter dhe me eksperience per te organizuar vijen e mbrojtjes dhe per dyluftimet ajerore.
Lereni golin ne fund te Osimhen sepse aty kishte mbaruar ndeshja, por shikoni se si sulmuesi i Napolit gjendej gjithmone kunder dy lojtareve. Kur kercente Kjaer, ishte Tomori prane tij, kur kercente Tomori ishte Kjaer prane tij.
I tha Napolit hajde luaj neper krahe tani dhe hidh krosime, sepse une te pres ketu. Dhe cfare beri? Ngushtoi perimetrin e zones duke bashkuar mesfushen me mbrojtesit. Nuk kalonte as gjilpera aty ne zone dhe ishte dy levizje fenomenale te Kvaras per tu futur ne zone sepse ndryshe Napoli vetem me goditje nga jashte zone mund te bente dicka.
Por, kur ke perballe Maignan e dine dhe lojtaret kundershtare se eshte e kote te provosh nga jashte zone gjithmone sepse ai t’i kap thuajse 99% te goditjeve ose i lexon trajektoret mire. Keshtu qe Napoli sillej neper fushe por pa gjetur zgjidhje. Ne 30 metrat e fundit Milani ishte si nje burg i sigurise se larte kur edhe kur kaloje nje lojtar gjeje tjetrin direkt mbrapa…
Pioli e dinte se Milani i tij nuk eshte me i forte se Napoli ne loje, por e di qe pika e forte eshte te mbeshtetet te Leao dhe e la te lire portugezin ne pritje te rasteve qe me pas erdhen. Nje here fitoi penallti, nje here dha asist per Giroud, nje tjeter Giroud humbi rastin me superpritje nga Meret.
Ne 2 ndeshje, trajneri kuqezi, qe di mjaft mire kufinjte e ekipit te tij, beri nje mrekulli taktike. Spalletti nga ana tjeter nuk e lexoi dot Milanin e Piolit. Mendoi se do te mjaftonte loja e bukur e Napolit dhe nuk llogariti qe Milani mund t’i bente keq, sic ndodhi.
Djema, ne flasim nga tv, por t’i lejosh Napolit nje gol ne total 270 minuta eshte dicka qe kerkon nje impenjim te pabesueshem. Napoli mesatarisht ne Champions shenon 2-3 gola ne shtepi dhe eshte nder sulmet me te forta ne bote…”