SIMON KJAER: “Derisa nuk mund të eci më, ëndërroj: tani me ekipin që dua shumë. Nëse para 3 vitesh do të më kishin pyetur…”

Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer, ka folur shumë hapur për të qenit një lojtar kuqezi dhe çfarë do të thotë për të ky moment si dhe se si ka dalë ndryshe nga ajo që priste.

Duke folur gjatë një konference për shtyp para ndeshjes së dytë të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, mbrojtësi danez diskutoi rrugën në të cilën ka qenë skuadra gjatë tre viteve të fundit.

Ai shpjegoi se ishte një nga ëndrrat e tij të luante për kuqezinjtë, por nuk mendonte se do të ishte ashtu siç ka ngjare. “Një gëzim i madh të jem te Milani, një nga ëndrrat e mia si fëmijë. Më pas, rruga që morëm si ekip me trajnerin… e kisha një ëndërr, por nuk e prisja të ishte kështu aspak…”, tha ai.

“Ne kemi ndërmarrë kaq shumë hapa, dhe një nga gjërat që mendoj se ka bërë kaq shumë ndryshim ka qenë këndvështrimi i trajnerit, saqë çdo ditë ai fillon të na shtyjë të na bëjë më të mirë dhe të mos jemi kurrë të kënaqur me vendin ku ne jemi.

Ky është një hap shumë i rëndësishëm. Nëse do të më kishit thënë tre vjet më parë se kjo do të ishte rruga jonë, atëherë do të kishim nënshkruar të gjithë nga i pari te i fundit. Një rrugë e mirë.”

Nëse Kjaer e nis ndeshjen në qendrën e mbrojtjes, ai do të ketë një punë më të vështirë se ndeshja e parë sepse Victor Osimhen do të kthehet në aksion. Për rikthimin e nigerianit te Napoli, Kjaer tha: “Nuk është puna e një personi, por një përpjekje ekipore. Respekt maksimal, por ne mendojmë për ne.”

Ai u pyet gjithashtu se si do t’i ngarkonte shokët e tij të skuadrës për një lojë si kjo dhe si një nga anëtarët më të vjetër të skuadrës, ai shpjegoi se si do t’u kujtonte atyre se sa e shkurtër mund të jetë një karrierë në futboll në nivelin më të lartë.

“Nuk e dini kurrë se kur do të luani një tjetër ndeshje si kjo dhe ne keto nivele. Janë mbrëmje që do t’ju qëndrojnë gjithë jetën, për mirë ose për keq. Kjo është arsyeja pse ne luajmë futboll, për emocionet dhe adrenalinën.

Në San Siro ishte një nga përvojat më të mira që kam pasur në karrierën time. E nesërmja do të jetë pak më ndryshe, por tejep një emocion që nuk mund ta gjeni askund tjetër. Kjo është arsyeja pse ne luajmë futboll”, shpjegoi Kjaer.

Ne San Siro iu afruat golit por shtylla ju ndali. Do të provoni? “Absolutisht, absolutisht po. Pse jo? Duhet të ëndërrojmë, apo jo?”.

Pas Scudettos, do të përpiqeni t’ua jepni këtë ëndërr edhe tifozëve? “Absolutisht. Ata me dhanë një ëndërr në San Siro ndeshjen e shkuar, mendoj se ishte një nga ndeshjet më të mira të karrierës sime me atë atmosferë në San Siro. Ishte një mbrëmje magjike për ne. Ne ëndërrojmë së bashku dhe punojmë së bashku”.

Osimhen leviz ekipin? “Ai patjetër u jep atyre diçka. Ai është një lojtar i shkëlqyer, po kalon një sezon fantastik. Ne duhet të mendojmë se çfarë të bëjmë, por kjo nuk varet vetëm nga një lojtar, por nga skuadra: nëse ai që është përpara meje më vendos mua në një pozicion për t’u mbrojtur, ne jemi në formë të mirë. Unë kam shumë besim tek ne”

A keni një ëndërr? “Pas dëmtimit që pata… Është një ëndërr për mua. Gjithmonë kam dashur të punoj. Futbolli është pasioni im. Deri sa të mos mund të eci, ëndërroj. Tani po jetoj një ëndërr. Kam jetuar një vit me shumë punë dhe tani jemi këtu, me klubin tim dhe ekipin tim që e dua shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *