Në Napoli çmenden, ish-kapiteni historik: “UEFA të sillte arbitër të dobët, jo më të mirin! E padrejtë…”

Giuseppe Bruscolotti, ish-kapiteni i Napolit, foli gjatë ‘Radio Goal’, transmetuar në Radio Kiss Kiss Napoli duke analizuar sfiden por edhe sulmuar UEFA-n dhe Milanin:

“Për mua, Kim është mungesa më e rëndësishme, mendoj se Anguissa mund të zëvendësohet. Një mburojë mbrojtëse si Kim është e vështirë të zëvendësohet për arsye të ndryshme. Kim është i mirë në leximin e çdo situate që duhet trajtuar.

Është e kotë të mbështillësh kokën, duhet të shikosh përpara dhe ka mbrojtës të tjerë që me siguri do të duan të përfitojnë nga kjo mundësi e madhe.

Arbitri i zgjedhur Marciniak? Ai nuk luan ne favor të Napolit sepse skuadra jone u penalizua në San Siro. Polaku nuk mundi të përballonte presionin nga San Siro. Në ndeshjen e kthimit, ndryshon puna.

Ashtu siç dërguan një gjyqtar të dobet në Milano, ata duhet të kishin dërguar një tjetër të dobet në Napoli, por kane zgjedhur me te mirin te vije te arbitroje ketu. Kjo eshte e padrejte”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *