Montella: “Napoli-Milan super e hapur, me Osimhen ndryshon por e përcakton sfidën klasi i kampionit. Leao? Prototipi i futbollit modern. Do vijë edhe vazhdimësia”

Vincenzo Montella, ish-trajneri i kuqezinjve dhe tani trajner i Adana Demirspor, foli për Sky Sport për italianët në kupat evropiane këtë sezon: “Të gjithë trajnerët që janë përpara në kupë kanë bërë një punë të madhe.

S’ka nevojë t’i përmendim… Spalletti, Pioli, Inzaghi, Allegri, madje edhe Italiano që kaloi përpara në Konferencë. Për Juven, duke u mësuar me të, ishte pak më e lehtë. Roma po luan sërish për të kaluar në gjysmëfinale…

Në Ligën e Kampionëve kjo varet edhe nga një përqindje e rastësive, ndeshjet në ato nivele shpesh vendosen nga episodet. Mund të gëzohemi sepse me siguri do të ketë një gjysmëfinalist italian, edhe nëse fatkeqësisht dikush do të duhet të largohet.

Shpresoj që ndërkohë të ketë dy gjysmëfinaliste, nuk do të ishte aq keq: sigurisht që do të kishte një finalist italian… Jam i lumtur sepse një italian do të kalojë. Është një sfidë krejtësisht e re, avantazhi në ndeshjen e parë është anuluar.

Gjithashtu pres një stadium të mbushur plot Maradona që do të këndojë nga fillimi në fund. E pamundur të bësh llogaritë. Do të jetë një ndeshje e hapur, për Milanin nuk do të kishte kuptim të mbyllej në mbrojtje. Një episod, një levizje klas do ta përcaktojë atë.”

“A do të ndryshojë balanca e lojës rikthimi i Osimhenit? Mendoj se po, për mënyrën sesi sulmon në thellësi, për mënyrën sesi mbush zonën dhe për aftësitë e tij të lojës ajrore. Dhe më pas sepse ai ndihmon ekipin edhe kur topi i përket të tjerëve: nëse nuk është aty, mungon.

Nëse eshte, me kusht që të jetë në kushte ideale, ndikon. Me të Napoli e njeh veten më shumë, mënyra e tyre e lojës ndryshon, si rrjedhimisht do të ndryshojë për Milanin”.

“Kuqezinjte janë gjithashtu shumë të mirë. Rritja e tyre e vazhdueshme është rezultat i planifikimit të aftë të klubit. Pioli ka shtuar mentalitetin, kohezionin, bindjen”.

Ne fund, mbi Leaon: “Rafa luan si një kampion i vërtetë, i mungon njëfarë vazhdimësie por do të mberrije se shpejti edhe ajo karakteristike. Per mua Rafa është lojtari perfekt për nevojat e futbollit modern: shpejtësi dhe teknikë. Kesaj i shtohet fiziku, sepse nje si Rafa eshte i veshtire te mbahet edhe fizikisht po te doli perpara”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *