Juan Jesus, mbrojtësi i Napolit, do të thirret për të zëvendësuar Kim nesër kundër Milanit. Braziliani është i sigurt se eshte gati: “Kim është një lojtar i madh, por nuk mendoj se jam më pak. Kam 12 vjet që luaj në Serie A, jam përballur shumë ndeshje më të komplikuara se kjo. Unë kam karakteristikat e mia.”
“Tani duhet të mendoj për Napolin, për të kaluar. Pesë vjet më parë isha me Romën pas humbjes 4-1 ne Camp Nou dhe e permbysem. Tani është pak më e lehtë se sa të përmbysësh rezultatin kundër asaj Barcelonës të Messit dhe Iniestës”.
Si e prisni Napolin? “Të vetëdijshëm. Ne po demonstrojmë në shumë ndeshje se çfarë është Napoli. Nëse sot kemi këtë hendek në pikë, mendoj se duhet të jemi të vetëdijshëm për cilësitë tona dhe të bëjmë mirë.”
Per rikthimin e tifos… “Tifozët duhet të jenë tifozë, të shtyjnë ekipin dhe ne do të bëjmë më të mirën. Është më e lehtë me tifozët që shtyjnë, e pamë kundër Juventusit”.
Çfarë do të duhet? Me shume grinte? “Në një ndeshje si kjo ata luajtën ndeshjen e parë për të ngritur pak polemika dhe treguan dinakeri, por ne u përgjigjëm në fushë dhe do të bëjmë të njëjtën gjë nesër. Ne duhet të jemi më të zgjuar”.
Çfarë prisni nga Milani? “Ata janë të fortë. Ata kanë Leaon, Diaz, Giroud… Duhet ta mbajmë topin, sepse nëse e kemi atë nuk mund të bëjnë asgjë”.
Osimhen është kthyer… “Victor është një problem për mbrojtjen e Milanit. Ai është në formë, ai është golashënuesi ynë më i mirë, le të shpresojmë se ai mund të ndihmojë ekipin.”
Nga kush keni frikë më shumë për Milanin? “Leao. Ai është i shpejtë, i fuqishëm, ka driblime, ai mund të na lëndojë.”
“Në moshën 31-vjeçare, nuk mund të ndiej presion nga asgjë, është një lojë për të luajtur dhe për t’u shijuar. Besoj se menaxhimi i presionit, rezultati i ndeshjes së parë dhe të qenit i vetëdijshëm për cilësitë tona është rruga për të ecur. Ne do të tregojmë se do të japim më të mirën tonë dhe sigurisht që duam të kalojmë. Kemi nevojë për dy gola? Po, sigurisht: 90 minuta ne Maradona Stadium janë shumë të gjata!”.