Mbrëmjen e nesërme ndaj Napolit, Stefano Pioli do të mbështetet sërish te Sandro Tonali, Ismael Bennacer dhe Rade Krunic në mesin e fushës. Nje treshe qe ne Bologna ishte ne stol dhe nuk zbriti asnje minute ne fushen e lojes…
Gjithsesi, mbani një sy në pozicionet e mesfushoreve kuqezi: siç raporton La Gazzetta dello Sport, në dy ndeshjet e fundit ndaj Azzurrit ishte algjeriani ai që luajti si playmaker, por nuk perjashtohet qe te kete surprize neser….
Befasia mund te jete me Krunic ose Tonali për të mbuluar nga afër Lobotkën. Natyrisht, Bennacer eshte kloni i tij si strukture dhe eshte me i shkathet, por Tonali eshte edhe me shume fizik ashtu sikurse Krunic, qe do te thote se te vendos edhe me shume ne veshtiresi.
Luciano Spalletti, trajneri i Napolit, do të duhet të bëjë pa Kim dhe Anguissa të pezulluar. Në vend të koreanit në mbrojtje do të luajë Juan Jesus, ndërsa në mesin e fushës së bashku me Lobotka dhe Zielinski do të jetë një mes Elmas dhe Ndombele.
Kjo është raportuar mëngjesin e sotëm nga La Gazzetta dello Sport. Sot Spalletti ka punuar shume ne topat inaktiv duke ditur se ne nje ndeshje te mbyllur, mundesia e kesaj zgjidhje mund te meret ne konsiderate gjithashtu…