Gjatë ‘Sky Calcio Club’, Beppe Bergomi, ish-futbollisti dhe komentatori ka ndërhyrë duke analizuar ndeshjen mes Napolit dhe Milanit: “Le te kthehemi ne sfiden e kampionatit, ku Napoli nuk e lexoi mirë ndeshjen, nuk pati durim dhe nuk e kuptonte se ku po shkonte ndeshja.
Milanit iu dha fusha dhe shkoi keq për ta. Ne San Siro Napoli tregoi me shume kujdes dhe luajti me mire, por ne anen tjeter serish Milani ia doli te krijonte ato 4 raste te rrezikshme sepse jane rasti i Leao-s, goli, rasti i Kjaer me koke dhe me pas nje goditje e Tonalit e pritur nga mbrojtesi pasi po shkonte ne rrjete…
Napoli pa Osimhen sulmon ndryshe, por edhe mbrohet ndryshe. Duhet pare se cfare do dhuroje sfida e dyte”. Me pas, legjenda italiane u ndal edhe te nje fakt tjeter, sfida ne Dall’Ara ndaj Bologna-s.
“Pashe ndeshjet dhe kam pare kampionatin. Asnjë nga emrat e mëdhenj në Itali, flas per ekipet, nuk e ka sot forcën për të bërë një ndryshim formacioni me dhjetë lojtarë dhe te jete po aq konkurrues sa Milani.
Milani ne Bologna dominoi sfiden me komplet ekipin e dyte dhe Bologna eshte nder ekipet me ne forme ne Serie A. Praktikisht pesoi golin dhe me pas e mbylli ne porte deri ne fund ekipin emilian.
Le të mendojmë për ndryshimet e para: hyri Messias, i cili nuk ishte në të njëmbëdhjetën që u përball me Napolin, një tjetër lojtar rezerve. Milani ka një thellësi stoli qe per mua nenvleresohet. Kritika ndaj Piolit? Beri gjene e duhur sepse Champions Liga merr shumë energji mendore, veçanërisht kundër një ekipi tjetër italian.
Pioli eshte i zgjuar. E di shume mire se titullaret ne Bologna do te kishin mendjen te Napoli. Mendon: po sikur te pesoj nje shkelm me shume, po sikur nje demtim dhe me pas mungoj ne Napoli? Keto mendime i vijne lojtareve te rendesishem ma besoni”.