UEFA e fut te ndeshjet “më të nxehta”: Napoli-Milan do të drejtohet nga arbitri i finales së Botërorit!

Pas polemikave mbi drejtimin e arbitrit rumun Kovacs gjatë ndeshjes së parë të javës së kaluar në San Siro, UEFA ka caktuar polakun Szymon Marciniak për Napoli-Milan, ndeshjen e dytë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të planifikuar për të martën në orën 21 në Maradona.

I lindur në vitin 1981, me origjinë nga Plock, Marciniak është ndërkombëtar që nga viti 2011. Deri më tani ai ka drejtuar 563 ndeshje (ndërmjet garave te klubeve dhe kombëtareve), në Champions League ka arbitruar 40 ndeshje (me 154 kartonë të verdhë të tërhequr, pesë të verdha të dyfishtë dhe vetëm një karton të kuq).

Në këtë edicion ai ka drejtuar pesë ndeshje: Atletico Madrid-Porto (2-1), Barcelona-Inter (3-3), Dinamo Zagreb-Milan (0-4), Marseille-Tottenham (1-2) dhe ndeshjen e kthimit te fazës së 16-të mes Portos dhe Interit (0-0). Ai ishte edhe arbitri i finales së Kupës së Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës.

Precedentët me Napolin dhe Milanin | Tre precedentë me Napolin në Champions League: Napoli-Nice 2-0 (16 gusht 2017), Crvena Zvezda-Napoli 0-0 (18 shtator 2018), Napoli-Salzburg 1-1 (5 nëntor 2019). Dy me Milan: Liverpool-Milan 3-2 (15 shtator 2021), Dinamo Zagreb-Milan 0-4 (25 tetor 2022).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *