Leão ka reaguar direkt per ate qe ka ndodhur ndaj Theo Hernandez dhe sulmet ne rrjetet sociale pas postimit te fotografise me te birin e tij. Nje lume komentesh qe kane uruar me te keqen per te dhe per djalin e tij…
Klubi kuqezi ka dale ne mbrojtje te futbollistit francez, qe ne Bologna nuk luajti, teksa ishte protagonist ne San Siro dhe vendimtar pasi beri qe te ndeshkohej dy here Anguissa me te verdhe dhe gjithahsut pati nje shkendije ndaj Lozanos…
Portugezi, qe ka nje raport te vecante me Theon, ka shkruajtur direkt: “Fatkeqësisht rrjetet sociale janë një mjet ku të gjithë mendojnë se mund të thonë çfarë të duan. Asgjë nuk ndodh vëlla, Zoti është gjithmonë me familjen tënde 🙏🏾”
Kujtojme qe Theo Hernandez dhe Rafael Leao kane ardhur nder te paret te rindertimi ni Milanit dhe raporti i tyre shkon edhe pertej fushes, duke qene dhe se jane pikat me te forta te kuqezinjve.