Pasi luajti titullar dhe gjeti golin e vetem te Milanit sot, Tommaso Pobega bëri këto deklarata në fund të ndeshjes ndaj Bologna për mikrofonat e DAZN:
“Bëmë një gabim në fillim, më pas bëmë lojën tonë, por nuk arritëm ta përmbysim. Humbem pikë, dhemb. Ne punojmë sa më mirë, duhet t’i qasemi më mirë ndeshjeve të ardhshme.
Qarkullim te formacioni? Të gjithë stërvitemi mirë, edhe nëse lojtarët ndryshojnë, konceptet janë të njëjta. Mund ta kishim sjellë lojën në shtëpi, paguam mungesën e saktësisë.
Napoli? Nuk na ndikoi. Kemi menduar për këtë ndeshje këto ditë. Tani duhet të shikojmë se ku kemi gabuar dhe të punojmë nga nesër për të bërë më mirë”.