Eksperimenti i Stefano Piolit në sfidën e sotme ndaj Bologna-s, duket se ka shkuar mirë, me “kuqezinjtë” e Milanos, që kanë arritur të rrëmbëjnë 1 pikë të vyer në transfertën e vështirë të “Stadio Renato Dall’Ara”, në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Golat e vetëm të sfidës erdhën në pjesën e parë, me vendasit e Bologna që gjetën golin e avantazhit vetëm 30 sekonda pas rënies së bilbilit falë “fantazistit” të tyre, Nicola Sansone.
Kundërpërgjigja e milanistëve do të vinte në fundin e pjesës së parë, aty ku në minutë e 40’-të mesfushori italian Tommaso Pobega çon topin në rrjetë me një goditje potente nga jashtë zonë, duke i çuar shifrat në rezultatin 1 me 1, rezultat ky që vendosi dhe “fatet” e sfidës.
Me këtë barazim, Milan mbetet në vendin e 4-rt me 53 pikë, 2 më shumë se Interi i vendit të 5-të dhe po aq sa Roma e vendit te 3-të. Ndërkaq, në krahun tjetër, Bologna është ngjitur në kuotën e 44 pikëve dhe synon seriozisht Evropën për sezonin e ardhshëm….
Por, ne nje ndeshje te tilla ka 3 episode te pakten qe kane ngritur polemika pafund dhe nga te cilat dy flitet per penallti qe VAR duhet ti kishte sinjalizuar…
Luca Marelli, ish-arbitri dhe moviolisti i DAZN, u shpreh kështu për penalltinë e mundshme për goditjen e Soumaoro ndaj Rebic: “Një episod shumë i dyshimtë, duhet shpjeguar. Massa sheh një grup lojtarësh, sigurisht që është më e lehtë për VAR-in.
Ai nuk e lajmeron arbitrin. Ka kontakt, edhe pse Soumaoro gjithashtu prek topin me gishtin e këmbës; VAR besonte se vendimi në fushë duhet të mbetej ai i arbitrit, por ishte një penallti për mua dhe se Massa ska pare episodin si duhej”.
Luca Marelli u shpreh edhe për prekjen e dorës së Lucumi në fund te Bologna-Milan: “Prekja shumë e dukshme e krahut nga Lucumi: nuk u pa në fushë nga Massa dhe nuk u konsiderua nga OFR nga VAR Di Bello.
Krahu është në 90 gradë i hapur Ka një prekje të një pjese tjetër të trupit, por kjo nuk justifikon, pasi është absolutisht i dënueshëm ai gjest. Është mjaft komplekse për mua të kuptoj pse nuk ndërhyri VAR: nuk po flasim per nje krah ne pozicion natyral por te hapur ne 90 grade…”.