I intervistuar për MilanTv, Alessandro Florenzi e komentoi si vijon barazimin me Bolonja: “Dy minutat e para nuk ishin te denja per Milanin, më pas e trajtuam ndeshjen me përkushtim. Merituam diçka më shumë”.
Për formacionin fillestar: “Unë mendoj se kjo fanellë duhet të nderohet, është puna jonë. Ne jemi këtu për këtë. Trajneri mund t’i ndryshojë të gjithë, por përkushtimi dhe thelbi duhet të jenë gjithmonë i njëjte”
Për Napolin: “Çdo ndeshje është unike, do ta përballojmë me qetësi ndeshjen e radhës që mund të bëjë diçka të rëndësishme për ne”. Për gjendjen e tij: “E fillova me 20 minuta, më pas 30, sot 55: gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Thjesht duhet të vazhdoj të punoj për të qenë gati”.
Alessandro Florenzi ka dhënë një intervistë edhe për Sky Sport në fund të ndeshjes së luajtur kundër Bolonjës. Këtu janë deklaratat. Për penalltitë që nuk i janë dhënë Milanit:
“Fjalët e trajnerit mund të ndahen ose jo. Unë as nuk e di nëse dua të qëndroj në botën e futbollit, e lëre më të jem arbitër. Për mendimin tim, hapi tjetër që mund të bëhet është që të vijnë disa arbitra dhe të shpjegojnë vendimet e tyre pas ndeshjes…
Ne të gjithë gabojmë, unë para të gjitheve. Ndoshta do të ishte një propozim i mirë edhe për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se çfarë mendon një gjyqtar. Sot arbitri mund të ishte ndihmuar ndryshe, sidomos për penalltinë që nuk iu dha Rebic në pjesën e parë”.
Mbi performancën: “Ka keqardhje sepse luajtëm tetëdhjetë e nëntë minuta dhe jo nëntëdhjetë. E morëm ndeshjen shumë seriozisht, të gjithë luajtën me intensitet. Megjithatë, zemërimi mbetet për këto dy episode të qarta”.
Mbi ndeshjen e radhës në Champions League me Napolin:”Unë jam pozitiv, por në përgjithësi jam pozitiv në jetë. Ne e përballojmë këtë lojë me entuziazëm, ka shumë njerëz që do të donin të ishin në vendin tonë.
Ne kemi fatin ta luajmë lojën, duhet të bëjmë më të mirën. te vazhdoj te besoj ne nje enderr.Jetoj me emocion cdo seance stërvitore e lëre më çerekfinalen e Champions League me Napolin. Mendoj se mund te luaj cfare do trajneri. Kam kaluar nje periudhe te veshtire por ka njerez të cilët janë në gjendje më të keqe. Nëse e shihni në këtë mënyrë, sigurisht që bën gjithçka për më të mirën.”