Vieri: Milani sduhet të ulet në tavolinë poshtë 200 mln eurove për Maignan!

Edhe Gazzetta dello Sport nuk mund të mos vlerësojë këtë mëngjes një nga portierët më të mirë aktualisht në skenën botërore: “Fenomeni i ri lindi në Milanello. Numri 1 në botë?”. Mike Maignan humbi pjesën më të madhe të sezonit dhe ekzistonte rreziku për të harruar vlerën e tij dhe sa vendimtar mund të ishte: nuk ka problem!

Portierit francez iu desh shumë pak për t’u mbajtur mend dhe per ti kthyer kujtesen njerezve. Shifrat me ose pa portierin janë shumë të ndryshme: 3 humbje kundër 8, 16 gola të pësuar kundër 31.

Një portier që bën diferencën dhe që u rrit në Milanello me forcën e detajeve por mbi të gjitha dëshirën për të mësuar dhe rinovuar çdo ditë. Kjo punë pothuajse obsesive krahas aftësive të tij atletike dhe teknike është një përzierje vdekj*eprurëse. Mike është ndër më të mirët në bote?

Xavier Jacobelli bëri disa deklarata për Milan TV duke komentuar suksesin e Milanit kundër Napolit dhe mbi të gjitha kontributin e jashtëzakonshëm të Mike Maignan në ndeshje:

“Maignan është portieri më i fortë në botë. Shpëtimi i tij ndaj Di Lorenzos vlen një gol edhe pse Milani humbi mundësinë për të dyfishuar në njëzet minutat e fundit”.

Nderkohe, Bobo Vieri, ish-sulmuesi i njohur, është shprehur në BoboTV për Maignan me nje bindje te madhe: “Nena ime cfare portieri Maignan. Eshtë një fenomen shkatërrues, kur je në stadium dhe e sheh mendon se sa e veshtire eshte ti shenosh kur e ke perballe. Jo vetem kaq por eshte nje mbrojtes. Leviz majtas djathtas del perpara…

Sa e bleu Milani, 15 milionë euro? Sot pa ofruar dikuzh 200 milionë euro Milani sduhet te ulet ne tavoline, ai është kampion. E them me kampionët e mëdhenj të historisë së futbollit si Messi dhe Ronaldo… Nëse nuk lëndohej, Milani kishte 10/12 pikë më shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *