Brahim Diaz është padyshim një nga lojtarët e Milanit në formën më të mirë në këtë fazë të sezonit: spanjolli ka gjetur një vazhdimësi të paparë më parë te kuqezinjtë dhe po bëhet vendimtar.
Corriere dello Sport titulloi sot në një analizë të thelluar kushtuar atij: “Brahim po rritet e pasurohet edhe me numra. Milani po përpiqet të beje cmos ta mbaje”
Me 6 gola dhe 4 asistime, ky është sezoni i tij më i mirë në karrierë dhe ndjenja është se ka ende vend për përmirësim. Sipas thashethemeve, Reali kërkon nga kuqezinjtë 25 milionë euro për shpërblimin: Milani ka përparësi ndaj lojtarit, por duhet të kemi kujdes edhe ndaj konkurrentëve të mundshëm, një mbi të gjitha Arsenalin e Artetës që duket shumë i interesuar.
Seedorf gjithashtu e ka vleresuar paraqitjen e tij; “Driblimi i kundershtarit bën ndryshimin. Dikush mund të bëjë një mijë pasime dhe të mos krijojë një mundësi. Ka nevojë për lojtarë që marrin përgjegjësi, siç bënë Leao dhe Diaz në rastet e golave.
Kur ndodh diçka e veçantë, është sepse dikush e ka kaluar ose dribluar kundershtarin e tij”. Edhe Nesta i jep te drejte:
“Diaz i ka këto levizje në ngushticë… Më vjen keq për atë që e ka këtë problem, ai duhet të vendosë mes Milanit dhe Real Madridit. Nuk do doja kurre te isha ne vendin e tij tani…”