Pas katër ditësh tashmë do të ndeshja e kthimit për Milanin dhe Napolin, për të vendosur se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions League pas rezultatit 1-0 në San Siro.
Sfida mes italianëve është ende plotësisht e hapur, pasi ndeshja në San Siro pa që Azurrët të humbin disa raste shënimi që mund të kishin çuar në një tjetër rezultat, por edhe Kjaer goditi traversën dhe gjithashtu Leao pati nje super rast…
Prandaj gjithçka do të vendoset në Maradona të martën e ardhshme, me Luciano Spalletti i cili ka nisur një apel për tifozët napolitan që të kthehen për t’u konsoliduar rreth ekipit pas protestës kundër presidentit De Laurentiis – dhe si pasojë përplasjet e brendshme – në rasti i ndeshjes së kampionatit të humbur në mënyrë katastrofike me kuqezinjtë.
Skuadra blu do të duhet të bëjë pa Kim dhe Anguissa të pezulluar, por pothuajse me siguri do të ketë përsëri në dispozicion totemin Osimhen në qendër të sulmit. Nga ana tjetër, asnje mungese për Piolin, i cili mbërriti në momentin vendimtar të sezonit në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri i Djallit ka në dispozicion të gjithë skuadrën, mbi të gjitha atë Mike Maignan mungesa e të cilit për disa muaj këtë vit ka rënduar si gur në ecurinë e skuadrës.
Se sa themelor është portieri 27-vjeçar i kombëtares franceze, u pa të mërkurën në mbrëmje në San Siro: nuk është gabim të thuhet se me një tjetër që mbron portën e Milanit, rezultati mund të ishte ndryshe.
Pritja fantastiko-shkencore që i tha jo barazimit të mundshem te Di Lorenzos në minutën e 87-të vlen bileten. Por ajo që i bën përshtypje Maignan është ndjenja e madhështisë mes shtyllave dhe siguria që rrënjoset në të gjithë mbrojtjen.
https://twitter.com/i/status/1646533392148860931
Dhe pastaj ka gjithçka tjetër që nuk përfundon në statistika. Personalitetin e tejmbushur, lidershipin, por edhe pjesëmarrjen e tij aktive në faza të tjera të lojës që nuk zhvillohen pranë portes së tij.
Emblematike është ajo që ndodh në minutën e 34-të të Milan-Napoli, kur loja ndalet për të lejuar ndihmën mjekësore për Giroud, i goditur rëndë nga Kim. Në atë moment shikojmë portierin francez që vrapon për të lënë shtyllat dhe për të tërhequr fillimisht vëmendjen e Bennacer dhe më pas atë të Brahim Diaz.
Maignan i thërret të dy pranë vetes dhe i shpjegon diçka në mënyrë shumë të saktë, duke i shoqëruar edhe fjalët me tregues të duarve. Pak minuta më vonë dhe Milani do të kalojë në epërsi falë një loje të shkëlqyer të Brahimit dhe golit më pas me këmbën e majtë të Bennacer. Po, ata të dy. Mike Mike duhet t’i ketë dhënë disa këshilla të dobishme…