Fabio Capello, në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera” ka folur për përballjen e Champions League mes Milanit dhe Napolit dhe çfarë mund të ndodhë në ndeshjen e kthimit:
“Ishte një sfidë e vërtetë ndërkombëtare, e luajtur me ritëm shumë të lartë, me shpejtësi, intensitet, cilësi. Jam krenar për faktin që dy skuadrat tona e propozuan këtë ndeshje si reklamë futbolli.
Ndeshja e kthimit? Shanset për kualifikim i shoh 50 dhe 50 dhe jo për të qenë diplomatik. Me të vërtetë mendoj se çdo gjë është ende e hapur. Napoli ka forcën dhe kualitetin për ta përmbysur disavantazhin 1-0.
Mungesa e Kim për një ekip që do të duhet të sulmojë është më e rëndë se ajo e Anguissa. Milani do të duhet të jetë i mirë dhe i guximshëm në rifillimin dhe shfrytëzimin e hapësirave”.
“Kur je te Milani, e kaluara të kushtëzon, të emocionon dhe të shtyn në kërkimin e lavdisë. Mendoj se Maldini foli me lojtarët dhe e përcolli atë diçka shtesë”.
Fabio Capello donte të lartësonte një nga lojtarët në fushë, duke u shprehur: “Duhet të bëj ‘mea culpa’. I kam hyrë në hak këtij lojtari me kritika… Nuk më pëlqente dhe për mendimin tim ai nuk ishte nga Milani më parë.
Tani është pjekur shumë fizikisht, mendërisht dhe gjithashtu nga cilësia”. Ai që e ekzaltoi Capellon, i cili fitoi çmimin “lojtari i ndeshjes” në çerekfinalen e Champions League mes Milanit dhe Napolit, ishte Brahim Diaz. Spanjolli “gatoi” golin e fitores së kuqezinjve dhe tregoi prova të gjendjes fizike fantastike me lojërat dhe përshpejtimet e tij.