Sandro Tonali foli pas ndeshjes se fituar ndaj Napolit dhe pranoi veshtiresite e fillimit te takimit ku u rrezikua shume…
“Momentet fillestare ishin pak të çuditshme, ishim në vështirësi dhe bëmë shumë gabime teknike që nuk mund t’i falim një ekipi si Napoli. Nuk behet ajo gje ne Champions.
Më pas me kalimin e minutave ne u ngritëm dhe u shtymë nga gjysma jonë. Ne sulmuam mirë, me shumë lojtarë dhe kjo gjë është thelbësore: shikoni veprimin e golit ku Bennacer shënoi në shtyllën e largët.
Ishte sigurisht shumë bukur dhe emocionuese të luash një çerekfinale në San Siro. Kjo Milan-Napoli do të mbetet në historinë e Champions League për shumë vite. Tifozët na ndihmuan të arrijme kete fitore, si gjithmonë. Nga momentet e vështira dolëm edhe falë tyre”.
Për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Bolonjës: “Duhet të jemi të mirë për t’u shkëputur dhe rifilluar menjëherë, sepse ndeshja në Bolonjë do të jetë thelbësore: për ne dhe gjithashtu për ta.
Ata sigurisht që do të jenë më të freskët, por ne duhet të luajmë si Milan dhe të fitojmë”.