Spalletti i shtriu dorën dhe kërkoi paqe pas diskutimit të ashpër, Maldini e “neutralizon” me një fjali!

Luciano Spalletti i kishte zgjatur dorën Paolo Maldinit gjatë konferencës për shtyp në prag të Ligës së Kampionëve Milan-Napoli. Përleshjen që pati në tunelin e zhveshtores së Maradonës, me rastin e 0-4 të kuqezinjve në kampionat, ai i kishte vënë gur duke shprehur gjykime pozitive ndaj ish-kapitenit të “Djallit”…

Madje ai kishte treguar një foto të postuar në instagram në të cilën tregonte se fanela e Maldinit është një nga ato që i intereson veçanërisht.

Tonet sigurisht më të buta se adrenalina e disa javëve më parë, një episod që vetë trajneri e kishte reduktuar në “gjëra qe ndodhin ne fushë që zmadhohen nga prania e kamerave” pasi e cilësoi, menjëherë, si “gjëra të neveritshme per tu pasqyruar”.

Cili ishte komenti i Maldinit? Legjenda kuqezi ka prere shkurt: “Unë nuk dua të flas për këtë gjë – fjalët e tij për Infinity+ -. Ka folur ai per kete gje dhe, per ate qe jane gustot e mia, e bëri edhe duke folur me shume se sa duhet…”.

Me zgjidhjen e argumentit të Spallettit, Maldini rrëfeu ndjesitë që ndien në momente të tilla. I ka ndodhur shumë herë si futbollist, si menaxher ka një shije tjetër por të njëjtin intensitet.

“Atmosfera është magjike, nuk kemi qenë aty për disa vite dhe ne jemi super të lumtur – shtoi ish-mbrojtësi –. Ne jemi krenarë për rrugën tonë, por gjithashtu shpresojmë të ecim përpara për të na dhënë akoma më shumë ëndrra.

Ndeshja e kampionatit na ka lejuar të kthehemi në një nivel që nuk e kemi arritur gjithmonë në tre muajt e fundit”. Reflektimi i fundit, këtë herë gjatë lidhjes në Amazon Prime Video, kushtuar mundësisë për të luajtur një tjetër derbi në gjysmëfinale por ndaj Interit.

“Do të doja të isha aty – shtoi Maldini – por ka ende shumë hapa për të bërë… tani po luajmë kundër Napolit, i cili me meritë dominoi kampionatin italian dhe dominoi në Champions League. Jemi ende larg, do të jetë e vështirë. Shpresojmë te kthehemi serish ketu…”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *