E BUJSHME NË SAN SIRO! Calabria: “Arbitri na tha se VAR nuk punonte…” Te shtylla e Kajer penalltia që nuk u sinjalizua (VIDEO)

Nje ndeshje e tensionuar ajo mes Milanit dhe Napolit ne San Siro teksa sigurisht qe ka pasur shume kartone te verdhe per Napolin dhe me pak per kuqezinjte, me Bennacer dhe Calabria qe u ndeshkuan.

Kapiteni kuqezi mori te verdhe per protesta teksa shkoi te konfliktohej me arbitrin duke i kerkuar shpjegime pse nuk shkoi ne VAR per kontaktin Lobotka-Saelemaekers ne fund te ndeshjes. “Je ne San Siro ketu, ajo eshte penallti”, i bertiti Calabria.

Davide Calabria ka folur për Prime Video pas ndeshjes Milan-Napoli.  “Arbitri po më thoshte mua dhe Di Lorenzos gjithë ndeshjen se VAR-i funksionomte dhe nuk funksiononte, nuk kuptoheshim.

Më dukej si penallti, në fund të lojës shkova të kërkoja shpjegime, njeriu i katërt ishte ai që më largoi, nuk e kuptoj pse nuk mund të flas si kapiten dhe u ndëshkova. Është një verdhë kot, por nuk e kuptoj pse nuk mund të flas si kapiten…”.

Rëndësia e rezultatit: “Është ende herët, ka ende punë për të bërë. Puna nuk është kryer ende. Ne e dimë se si është stadiumi i tyre dhe si janë tifozët e tyre. Sonte dëgjuam stadiumin tonë, ishte e vështirë të bisedonim me njëri-tjetrin.

Ata janë një skuadër e fortë, ne do të largohemi me dëshirën për të fituar tjetrën edhe nëse asgjë nuk ka përfunduar, për fat të keq. Tani duhet të pushojmë se do të luajmë sërish pas dy ditësh, ka pak për të folur. Duhet të përgatitemi mendërisht dhe fizikisht, është një periudhë shumë intensive”.

Sakaq, ka dale nje episod qe i ka shpetuar te gjitheve dhe duket se problemet e VAR kane qene me shume se te dukshme ne kete rast sic shpjegoi Calabria. Kur Kjaer godet topin me koke ne traverse, eshte Rrahmani ai qe i hypen siper Krunic dhe e terheq pas vetes duke e lidhur si ne nje mundje greko-romane…

EPISODI I PENALLTISE RRAHMANI-KRUNIC (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *