Champions League, RedBird synon edhe super arkëtimin historik: kualifikimi rrit buxhetin e merkatos…

Kishin munguar për shumë vite, por netët e shkëlqyera të Champions League te kuqezinjtë më në fund janë kthyer. Mundësia për të arritur sërish në finale në Stamboll është vërtet joshëse, duke patur parasysh edhe anën e shortit ku përfunduan djemtë e Piolit, duke shmangur, pra, 4 favoritët e tjerë: Manchester City, Bayern Munich, Chelsea dhe Real Madrid.

Ndeshja ndaj Napolit do të jetë shumë e hapur dhe si dëshmi e kësaj, ndeshja e kampionatit një javë e gjysmë më parë është dëshmi e qartë për këtë.

Ndërkohë, në rast të kualifikimit në gjysmëfinale dhe rrjedhimisht pjesë e 4 skuadrave më të forta në Europë, të ardhurat për kompaninë do të ishin vërtet shumë të rëndësishme.

Shifrat për ata që kalojnë në gjysmëfinale të Champions League
Në veçanti, sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, kush kualifikohet merr në shtëpi 12.5 milionë euro (pas 9.6 të fituara për kualifikimin në fazën e 16-të dhe 10.6 për çerekfinalet).

Ketyre i duhen shtuar edhe arketimet e tjera, bileta, marketing, renditja historike dhe e Serie A pervec se sponsoret. Deri më tani, për sa i përket të ardhurave të UEFA-s, kuqezinjte kane berë të mundur depozitimin e 71 milionë eurove nga UEFA.

Më pas janë arketimet të cilat duhet t’i shtohen kësaj shifre. Ne rast te kalimit te turit, shifra totale duhet te preke rreth 90 mln euro me gjysmefinalen, ndersa sic e dime, me rritjen e UEFA-s sa i perket premiove, finalja vlen ne total te rrugetimit rreth 110-120 mln euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *