Bennacer kërkon durim dhe qetësi | “Punuam shumë, por ka ndeshje kthimi ende…”

Akti i parë i Milan-Napoli përfundon kështu: kuqezinjtë fitojnë ndeshjen e parë 1-0 falë golit të Ismael Bennacer, intervistuar në fund të ndeshjes në Prime Video. Më poshtë deklaratat e mesfushorit algjerian:

“Kemi luajtur shumë mirë, kemi punuar mirë. Ne u përpoqëm të bënim atë që kërkoi trajneri dhe funksionoi. Mund te kishim provuar te shenonim te dytin, por ka edhe një ndeshje përpara.

Tani do të luajmë për tre ditë, do të duhet të rikuperojmë sa më mirë. Ne treguam një qëndrim të mirë sot”. Një koment për performancën e Milanit në përgjithësi:

“Ne vuajtëm më shumë, por ishim të vendosur mirë ndaj lojtareve te tyre, komunikuam mirë, pritëm më shumë dhe mbajtëm topin më shumë”.

Nëse kishte ndonjë keqardhje për rezultatin final dhe nëse mendonte se mund të bëhej diçka më shumë për sa i përket golave: “Ne gjithmonë përpiqemi të bëjmë më shumë, por tani duhet të punojmë për kthimin”.

Ismael Bennacer vendosi ndeshjen e parë çerekfinale midis Milanit dhe Napolit me një goditje me të majten e fuqishme qe mposhti Meret. Algjeriani është lojtari i katërt afrikan që shënon për Milanin në Champions League, pas George Weah, Kevin-Prince Boateng dhe Sulley Muntari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *