Edhe nesër në mbrëmje, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, Stefano Pioli do të mbështetet te Rafael Leao si sulmues, me shpresën se mund ta tërheqë Milanin ashtu siç bëri nje javë më parë në Maradona Stadium.
Shumica e shpresave të kuqezinjve i janë besuar portugezit, i cili megjithatë nuk ka shënuar në San Siro për 150 ditë.
Agjërimi i GJATË – Kjo është raportuar mëngjesin e sotëm nga Tuttosport i cili shpjegon se Leao nuk ka shënuar në një ndeshje të Milanit në shtëpi që nga 13 nëntori 2022, ditën kur shënoi kundër Fiorentinës.
Që nga ajo ndeshje ka nisur një agjërim shumë i gjatë që Rafa shpreson ta përfundojë nesër në mbrëmje. Ish-Lille ka treguar tashmë se mund të dëmtojë mbrojtjen e Napolit me shpejtësinë dhe tekniken e tij, ashtu siç bëri dhjetë ditë më parë ne Maradona, kur ishte i rëndësishëm me një dygolësh.
Tani Leao duhet të jetë vendimtar edhe në Evropë ku këtë vit shënoi vetëm ndaj Dinamo e Zagrebit, jo shumë për nje futbollist si ai. Me rikthimin në rolin e tij të “vjetër” si anësori i majtë, portugezi duket se është rikthyer në nivelin e tij pas disa javësh në të cilat ishte jashtë funksionit.
Tani është koha për sprintin final dhe Milanit i duhet Rafa më i mirë dhe golat e tij, përfshirë ato në San Siro.