Spalletti dhe diskutimi me Maldinin: “Kam respekt të madh për Paolo. E doja me mua te Zenit. Më vjen keq sepse…”

Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Milanit në Champions League, i është rikthyer edhe diskutimit që pati me Maldinin në ndeshjen e kampionatit disa javë më parë:

“Mendoj se nuk duhet t’i them diçka Paolos për vlerësimin që kam për të, sepse fillon nga larg. Me kamera filmohet çdo detaj, por këto janë gjëra shumë normale në dhomat e zhveshjes.

Kur isha te Zenit dhe pata mundësinë të vendosja emrat e bashkëpunëtorëve më kërkuan një profil ndërkombëtar për të shkuar për t’i dhënë më shumë shikueshmëri klubit.

Unë përmenda emrin e Paolo Maldinit dhe ata ishin shumë të lumtur. Më kërkuan të kontaktoja, e bëra por ai nuk pranoi. Kjo për të nxjerrë në pah vlerësimin që kam për personin, për futbollistin.

Bëra një postim në Instagram, në qershor 2020, ku shkrova kete gje: “Rrahjet e zemrës së futbollit do të jenë të bukura edhe nga shtëpia. Do ta shoh nga Scala del calcio pranë një shkalle dhe për të bërë këtë postim vendosa disa fanella afër, ate te Maldinit dhe De Rossit. Per ta mbyllur, u ndjeva keq që nuk e pershendeta Maldinin në fund të ndeshjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *