Në javët e ardhshme, Milan dhe Rafael Leao do të përpiqen të mbyllin një herë e mirë çështjen e rinovimit të kontratës. Tashmë është një pyetje që po zvarritet prej disa kohësh, me palët që shpeshherë zbulojnë se duan të takohen me njëri-tjetrin, pa arritur megjithatë akordin përfundimtar…
Megjithatë, lajmet priten së shpejti, të paktën sipas përditësimit të publikuar sot nga edicioni i La Repubblica, i cili bën një bilanc të situatës mbi negociatat.
Te kuqezinjtë, çështja e rinovimit të kontratës së Rafael Leaos vazhdon të mbajë faqen e pare. Portugezi dëshiron të qëndrojë me kuqezinjtë, pavarësisht se marrëveshja mes palëve nuk është e lehtë për shkak të problemeve të njohura tashmë për të gjithë.
Në çdo rast, do të kishte një skenar që të hidhej pavarsisht, duke qenë se për momentin kuqezinjte përjashtojnë një kontratë urë deri në vitin 2025. Emërimi, në këtë pikë, është caktuar pas çerekfinales së Champions League kundër Napolit.