Bennacer: “Jam i dashuruar me Milanin, oksigjeni i historisë së futbollit!”

Ismael Bennacer pergatitet per Champions League dhe sfiden e dyfishte ndaj Napolit. Algjeriani ka folur për revistën e UEFA Champions League, duke u ndalur te disa tema…

Për Ibrahimovic: “Ai dëshiron që të gjithë të japin gjithçka. Gabimet nuk lejohen. Kjo ka luajtur një rol në sukseset tona të fundit. Kemi parë që puna e palodhur sjell rezultate.

Ne jemi të përpiktë, përmirësohemi vetëm kur përpiqemi për përsosmëri. Asgjë nuk duhet t’i lihet rastësisë, edhe pse jo gjithmone kjo nuk varet nga ne. Kështu arrini në majë, duke u mundur te jepni me te miren kurdohere…”.

Për shiritin e kapitenit: “Është një nder i madh dhe një shpërblim për punën e palodhur. Është një përgjegjësi. Do të thotë shumë gjëra sepse Milani është një klub i madh. Si kapiten duhet të jesh shembull brenda dhe jashtë fushës”

Për Milanin: “Askush nuk duhet t’ju thotë se sa i veçantë është ky ekip, ju e kuptoni se jeni në një nga klubet më të mëdha dhe mund të merrni frymë çdo ditë nga historia e çmendur e Milanit. Kjo është arsyeja pse unë jam i dashuruar me këtë klub”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *