“Milani do të bëjë tre afrime cilësore në verë!”

Milan është i prirur për të përforcuar skuadrën gjatë verës dhe megjithëse shumë do të varen nga një përfundim në top katërshe, kuqezinjtë pritet të bëjnë tre nënshkrime. Kështu deklaroi Carlo Pellegatti më herët gjatë ditës së sotme.

Sulmi ka qenë problemi më i madh për Milanin këtë sezon, por përforcime priten edhe në reparte të tjera këtë verë. Duke folur për MilanNews, gazetari i njohur Carlo Pellegatti ka ndarë mendimet e tij për këtë çështje.

Çfarë duhet të presim në verë? “Tre lojtarë: një mesfushor, një sulmues dhe, ndoshta, një krah i djathtë ne sulm. Diaz mund të jetë numri 10, por negociatat do të nisin nga e para me Realin dhe do të duhet kujde ndaj Arsenalit. Për sulmuesin, Milani do të duhet të bëjë një përpjekje të konsiderueshme…

“Dhe më pas mesfushori, ndoshta me një shkëmbim, mund të mendohej për Milinkovic-Savic, i cili do të ngrinte vërtet nivelin e skuadrës,” tha ai.

Sulmi do ndryshoje, ndërsa një mesfushor mund të jetë i domosdoshem për Milanin pasi lojtarët si Tommaso Pobega dhe Aster Vranckx nuk kanë dhënë ende plotësisht. Me pak fjalë, largimi i Franck Kessie është ndjerë këtë sezon.

Përveç tre pozicioneve të përmendura nga Pellegatti, Milani pritet të zëvendësojë edhe Fode Ballo-Toure me një zëvendësmbrojtës të ri të majtë. Por ky është më shumë një shkëmbim i drejtpërdrejtë sesa një përforcim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *