San Siro po nxehet, gati për të përjetuar një natë të re emocionuese evropiane, fillimisht në tribuna, më pas në fushë. Gjithnjë e më pak deri në fillim te Milan-Napoli, ndeshja e parë historike mes dy klubeve (qe kurre sjane takuar ne Europe me eliminim direkt) ne çerekfinalet e Champions League…
Por synimi i gjysmefinales eshte nje objektiv që ka munguar në San Siro për Djallin për njëmbëdhjetë sezone radhazi. Grupet e organizuara të Curva Sud, zemra rrahëse e tifozëve kuqezi, kanë qenë në punë prej javësh për të përgatitur një koreografi të re emocionuese.
Mbrëmjen e së mërkurës San Siro do të dalë në fushë së bashku me Giroud-in dhe shokët e tij, ai do t’i zvarritë që nga prag-ndeshja që premton të jetë spektakolare si kurrë më parë.
Lojtarët e Spalletti do të kenë një klimë të nxehtë që i pret kur të hyjnë në fushë. Ne fakt, sipas asaj qe garantohet nga Curva Sud, behet fjale per nje koreografi rrenqethese ne San Siro, ndoshta edhe me mire se sa Milan-Tottenham…