Dy oferta nga Premier League për De Ketelaere, por Milani nuk “toleron”…

Milan dhe Leeds United garuan për nënshkrimin e Charles De Ketelaere gjatë verës dhe skuadra e Premier League nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i tij, pretendon një raport…

Sipas një raporti nga TEAMtalk, Leeds u përpoq shumë për të transferuar De Ketelaere dhe madje ofroi më shumë para për Club Brugge, por vullneti i lojtarit për t’u bashkuar me kuqezinjtë mbizotëroi dhe ai u transferua atje për mbi 30 milion euro dhe bonuse.

Megjithatë, nuk ka qenë një sezon i parë pozitiv për belgun, i cili ka luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe ende nuk ka shënuar, me vetëm një asistim ne sfiden e pare…

Ai ka vetëm shtatë ndeshje si titullar dhe tani ka rënë në një rol si zëvendësues. De Ketelaere po tërheq gjithashtu interesin e Vincent Kompany te Burnley sipas raportit. Burnley qe do te arketoje rreth 125 mln euro me ngjitjen ne Premier dhe do te kete para mjaftueshem per merkato…

Kjo pasi bashkatdhetari i tij e njeh mirë lojtarin dhe misioni i playmaker është të sigurojë një vend në skuadrën e Belgjikës për Euro 2024 që do të thotë se ai mund të jetë i hapur për një lëvizje…

Megjithate, Milani sdo te beje asnje skonto per De Ketelaere. Ne fakt, kuqezinjte e vleresojne per shifren qe kane paguar dhe madje edhe me shume, pasi besojne se vlerat e tij do dalin ne pah ne sezonin e dyte kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *