Sigurisht që nuk jane Pashkët e dëshiruara që Inter, Milan dhe Juventus po përjetojnë pas javes së fundit të kampionatit të Serisë A. Të tre skuadrat vijne nga ndeshje dhe rezultate zhgënjyese, përfshirë edhe barazimet – të kuqezinjve në shtëpi me Empolin dhe zikalterve në Salerno – dhe disfata, si ajo e shkaktuar nga Lazio e Sarri ndaj bardhezinjve…
Dhe pikërisht në një ditë të kampionatit ku milanezët u ndalën çuditërisht në një barazim të premten, dhe pas humbjes së Juves ndaj Lazios në Olimpico, për herë të parë që nga koha e luftes, pas 29 javesh në Serie A në treshen e parë në renditje nuk ka asnjë nga tre të mëdhenjtë në ligë…
Aktualisht tre vendet e para janë të zëna nga Napoli (i nisur drejt pushtimit të Scudettos, i cili mund të mbërrijë brenda pak javesh), Lazio (gjithnjë në vend të dytë falë rezultateve të shkëlqyera të periudhës së fundit) dhe Roma, e cila me fitoren ne Torino kaloi kuqezinjte…
Kështu Interi, Milani dhe Juventusi (duhet kujtuar se bardhezinjtë do të ishin ende të dytët nese do te hiqej penaliteti prej 15 pikësh) e gjejnë veten jashtë top 3 të renditjes, diçka që nuk ka ndodhur që nga kampionati 1941/42: ne ate kohe, Roma doli e para dhe pas saj Torino dhe Venezia….