Publiku kuqezi? Top player i këtij sezoni! MN: “Dje ka shënuar numrin gjigant”

Lojtari më i mirë i Milanit këtë sezon? Padiskutim publiku. Nuk ka dallim nëse rezultatet janë pak a shumë të mira, gjatë këtij kampionati tifozët kuqezi kanë bërë gjithmonë diferencën duke mbështetur skuadrën me guxim dhe forcë.

Në fakt, me 70.286 spektatorë të pranishëm dje për Milan-Empoli, biletat e shitura për ndeshjet në San Siro gjatë Serisë A e kalojnë një milion! 1,008,407 për të qenë të saktë. Më shumë se njeriu i dymbëdhjetë ne fushe…

Publiku e ka bere kete gje madje shume me heret se zakonisht pasi jane edhe 9 ndeshje deri ne fund qe do te thote se nga ato jane 5 ndeshje ne shtepi per kuqezinjte.

Edhe ne Champions ka qene e njejta muzike dhe kete vit duket se rekordi i arketimit nga ndeshjet ne San Siro do te jete nje fakt dhe jo pritshmeri. E gjitha kjo duke ditur se ka ende nje ndeshje Champions ne rastin me te keq dhe dy te tilla ne rastin me te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *