Napoli e ka mendjen te Milani, Spalletti: Duket si ndeshje bosh por ajo humbje 4-0…

Portieri i Napolit, Alex Meret, foli kështu për mikrofonat e kanalit tematik napolitan pas ndeshjes dhe fitores së skuadrës së Spallettit ndaj Lecces. Ai u ndal te kundërshtarit i radhës, Milani në Champions League…

“Fitorja ndihmon për të fituar dhe ky sukses do të na japë motivim i madh për ndeshjen e Champions League kundër Milanit. E dimë që kemi një kundërshtar cilësor perballe nesh.

Por do të përpiqemi të ecim përpara edhe në Evropë, duke dhënë më të mirën e mundësive tona. Do te mendojmë për ndeshjen e San Siros me shume seriozitet, duam të arrijme një tjetër rezultat pozitiv”

Mbi sfiden ndaj Milanit foli edhe Luciano Spalletti: “Ndeshja ndaj Milanit ishte delikate nga pikëpamja mendore, sepse e humbëm 4-0 dhe ata janë kundërshtarët e radhës në Champions League.

Të gjithë mendojnë atë gjë, këto duken si ndeshje mbushëse dhe në vend të kësaj nuk është e vërtetë. Të bënim këtë performancë ndaj Lecces ishte thelbësore, kishe nevojë edhe për karakter dhe ne e vendosëm atë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *