Për të disaten herë këtë sezon, Milani nuk arriti t’i japë vazhdimësi rezultatesh një paraqitjeje të shkëlqyer dhe një rezultati të shkëlqyer. Barazimi 0-0 ndaj Empolit shuajti disi fitoren e madhe 0-4 ne “Maradona Stadium”.
E sigurta është se Milani shkatërrues i Scudetto-s dhe i bukur për t’u parë ne kete sezon ka luajtur vetem disa ndeshje… Ekipi është i fortë, ka vlera të rëndësishme si individualisht ashtu edhe kolektivisht, ka një trajner shumë të aftë dhe solid.
Por, jo gjithmone ne fushe zbret me ate grinte dhe vendosmeri qe vjet beri diferencen. Por, edhe teknikisht eshte duke gabuar shume, shkak edhe rotacionet e perdorura per te mos lodhur titullaret…
Dhe një e dhënë sigurisht domethënëse që del nga raporti i ndeshjes i publikuar nga Serie A League është ajo që ka të bëjë me prekjet e topit në zonën kundërshtare.
Për Milanin ishin 65 prekje brenda zones se Empolit por pavarësisht kësaj nuk mjaftoi as për të shënuar një gol. Rebic, me 11, është lojtari që ka prekur më shumë: Giroud është i dyti me 9, më shumë se Origi që ishte në fushë 50 minuta më shumë…
Një Milan që mbante topin krijoi rrezik edhe në portën e portierit Perisan, por i mungonte qartësia dhe saktësia në metrat e fundit, siç u pa kundër Empolit mbrëmë.
Një shifër e raportuar nga raporti i ndeshjes i publikuar nga Lega di Serie A nënvizon se nga 31 krosime të tentuara vetëm 8 ishin të suksesshme, 25% pra. Statistikë që tregon mungesë të qartë saktësie.