Matri: “Milani varet vetëm nga ata. Kur janë në ditën e tyre…”

Në funksion të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit dhe Napolit, ish-sulmuesi i kuqezinjve Alessandro Matri komentoi rëndësinë e Theo Hernandez, Leao dhe Osimhen për ekipet e tyre përkatëse:

“Kam ndjenjën se Milani është shumë më i lidhur me paraqitjet e Leaos dhe Theos sesa Napoli me ato të Osimhenit. Nëse Milani e gjen ndeshjen në të cilën Leao dhe Theo nuk janë në ditën e tyre, do të jetë më e vështirë se Napoli me një Osimhen jo në ditën e tij”.

Duke folur në transmetim në mikrofonat e Dazn, Matri tregoi gjithashtu se cili është, sipas tij, roli në të cilin drejtuesit e Milanit duhet të investojnë më shumë në afatin kalimtar të ardhshëm:

“Investimi i madh është bërë në De Ketelaere. Goditja e radhës? Nuk do fokusohesha te nje tjeter me rolin e belgut, do synoja të merrja një qendërsulmues, sesa një zevendesues apo një dopion të De Ketelaere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *