Rade Krunic ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Stefano Piolin këtë sezon, veçanërisht në muajt e fundit, por ndjesia është se ai mund të bëjë edhe më mirë. Pikërisht këtë ka argumentuar eksperti i MilanTV, Luca Serafini.
Mesfushori boshnjak ka qenë gjithmonë një rezervë te Milani, por pas paraqitjeve të shkëlqyera kundër Spurs, kandidatura e tij si titullar u bë me të vërtetë një gjë. Dhe fitorja 4-0 ndaj Napolit tregoi sërish rëndësinë e tij.
Duke folur për MilanTV, siç citohet nga MilanNews, Serafini ndau mendimet e tij për repartin e mesfushës. Ai i kërkoi Krunicit të guxonte më shumë pasi cilësia e tij eshte me e larte se sa kaq, ndërkohë që vlerësoi 29-vjeçarin për aftësinë e tij për të balancuar lojën.
“Krunic, Bennacer dhe Tonali? Ata ishin thelbësorë kundër Napolit dhe unë u habita që Spalletti u befasua kështu. Krunic duhet dhe mund të guxonte më shumë për sa i përket cilësisë, mua më duket sikur ndonjëherë frenohet në lojën e tij.
“Në sezonin e tij të fundit te Empoli, ai shënoi 5 gola dhe dha 8 asistime. Kjo mungon por përveç kësaj ai është një balancues i jashtëzakonshëm”, ka thënë Serafini.
Krunic pritet të startojë në ndeshjen e Milanit kundër Napolit të mërkurën dhe ai duhet të jetë sërish në një rol të thellë (krahas Sandro Tonalit). Do të ketë rrjedhshmëri mes tre mesfushorëve, megjithatë, kjo është e sigurt.