Ante Rebic luajti nga fillimi si titullar në barazimin 0-0 të Milan kundër Empolit dje dhe ai nuk arriti të bënte përshtypje përsëri. Kështu, kuqezinjtë pritet të ndahen me anësorin kroat gjatë verës.
Këtë sezon, kroati ka bërë 26 paraqitje, por ai ka shënuar vetëm tre gola (dy asistime). Ai shënoi një dygolësh në javen e pare, por që atëherë ai ka qene ose ne stol ose kur eshte aktivizuar nuk ka lene gjurme dhe gjithashtu ka humbur shtatë ndeshje për shkak të lëndimeve.
Sipas Calciomercato.com, Rebic thjesht nuk ka bërë sa duhet për të bindur Milanin dhe ka pasur një takim mes palëve tashmë në janar. Prandaj, plani është që të ndahen rrugët gjatë verës dhe Wolfsburgu është ekipi kryesor për të nënshkruar me të.
Milani do të kërkojë 15 milionë euro nga çdo klub i interesuar dhe duke parë që anësori është nën kontratë deri në vitin 2025, ata do të kursenin 7 milionë euro neto në paga duke e shitur atë.
Pas katër vitesh në klubin kuqezi, kohe se Rebicit po i vjen fundi. E njejta situate duket me Origi. Belgu, ne rast te nje oferte qe do te jete mbi 12 mln euro, do te shitet dhe do te kursehet edhe rroga e tij per t’u investuar serish.